VIDEO/Mike Tyson vjen në Tiranë për të parë live ndeshjen e boksierit...

VIDEO/Mike Tyson vjen në Tiranë për të parë live ndeshjen e boksierit shqiptar

120
0
Shares

Tashmë është zyrtare. Është konfirmuar ardhja në Shqipëri e ish-kampionit të botës për peshat e rënda në boks dhe një nga boksierët më të mirë në historinë e këtij sporti, Mike Tyson.

Ai do të vijë në fund të tetorit në Tiranë për të ndjekur live boksierin shqiptar  Gjetan Keta.

Vëllai i boksierit Gjetan Keta, Ismail Keta ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa flet për ardhjen e Mike Tyson-it në Shqipëri.

“Pas sukseseve të fundit të Gjetanit disa Federata Botërore shfaqen dëshirën që ai të konkurojë për titullin Botërorë. Më 8 shtator Gjetani do të zhvillojë duelin e radhës në trojet shqiptare, në Dibrën e Madhe.

Përveç kësaj një motiv tjetër, tepër i madh është që i madhi i boksit Mike Tyson shprehu dëshirën për të parë nga afër ndeshjen e Gjetanit, “live” në trojet shqiptare. Në Tiranë, falë nofkës që Gjetani mban dhe stilit të tij, “Tysoni i Bardhë”, është shprehur  Keta në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.

8 shtator. #DibraEmadheEshteShqiperi.#VITIiSKENDERBEUT, nder dhe obligim per ta nderuar.Shperndaje te lutem.

Publiée par Jonny Ismail Keta sur Mercredi 22 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY