Rrezikoi jetën për të shpëtuar qenin, kush është 39 vjeçari që u...

Rrezikoi jetën për të shpëtuar qenin, kush është 39 vjeçari që u përplas nga treni në Durrës

91
0
Shares

Ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar disa këlyshë të vegjël që kishin mbetur mbi shinat e trenit. Ajet Hasani është personi i cili u përplas nga treni në Durrës, teksa po përpiqej të shpëtonte 3 këlyshë pa pronar.

Ajet Hasani tashmë ndodhet në spitalin e Traumës duke marrë mjekim, pas dëmtimeve serioze në kokë dhe në trup.

39 vjeçari është shqiptar i Kosovës dhe kishte ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të vegjël.

Në një intervistë për Ora News, bashkëshortja tregoi se ngjarjen e kishin parë dhe dy fëmijët e tyre 8 dhe 10 vjeç. 39 vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe në trup nga përplasja e trenit.

Bashkëshortja: Ne ishim thjesht për pushimë këtu në Durrës, shkuam në plazh. Duke u kthyer takuam tre qen të vegjël, bashkëshorti donte ti ushqente, luajti pak me ta. Më pas erdhi treni, në këto momente i largoi që treni mos ti merrte, pasi mbërriti treni një këlysh i vogël tentoi të hynte nën shina dhe bashkëshorti shkoi ta merrte. Këlyshin e shpëtoi, në ato moment e ka goditur treni. Kam pasur fëmijët me vete, që e kanë parë ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në Durrës. Veprimi dhe akti human i 39 vjeçarit është mbështetur nga shumë njerëz në rrjetet sociale të cilët e kanë vlerësuar maksimalisht përpjekjen e jashtëzakonshme për të shpëtuar këlyshët pa pronar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY