Gazetari nxjerr sërish emra: Ja ‘VIP-at’ e krimit në Shqipëri, biznesmenët që...

Gazetari nxjerr sërish emra: Ja ‘VIP-at’ e krimit në Shqipëri, biznesmenët që mbrohen nga politikanët

2035
0
Shares

Gazetari Flamur Vezaj e ironizon Operacionin e djeshëm “Forca e Ligjit”, ku u sekuestruan 1 milion euro të dyshuara se janë fituar nga trafikimi i lëndëve narkotike në Greqi  dhe që i përkisnin familjes së biznesmenit të ekzekutuar Roland Shëmbitrasit.

Sipas gazetarit, kjo nuk është ndërhyrja apo operacioni ‘Forca e Ligjit’ por ‘forca ndaj të vrarëve’.

Në një postim në rrjetet sociale, Flamur Veizi shkruan se Policia e shtetit hesht për biznesmenët e tjerë të cilët nën mburojën e politikës shqiptare, po pasurohen dita ditës.

Ai i quan ata biznesmenë ‘VIP’, apo VIP-a të krimit, duke listuar dhe renditur disa emra të tyre.

Reagimi i plotë i gazetarit Flamur Vezaj:

“Forca e ligjit” e thene ndryshe “forca ndaj te vrareve” ### #

Policia e shtetit ne bashkepunim me prokurorine, here pas here njoftojne per suksesin e operacioneve ne emer te “Forces se ligjit”!

“Kete lloj “suksesi” e njoftuan edhe keto dite me sekuestrimin e pronave te nje te vrari, thene ndryshe familjareve te nje te vdekuri!

#Ky “sukses” vjen ne kohen kur te gjithe po flasin per mos veprimin e policise e prokurorise ne zbatim te ligjit antimafia per “biznesmenin” lushnjarin me 5 emra, mikun e politikaneve dhe te denuarin si pjese e bandes se Aldo Bares ne trafikun e droges, tashme te rehabilituar dhe te “penduar”!

#Por nuk eshte vetem lushnjari me 5 emra i njohur si miku i T.Balles, G.Rucit, S.Abazit, A.Ahmetajt e E.Veliajt qe nuk eshte hetuar per pasurine dhe “Forca e ligjit” nuk po vepron!

Por jane shume “biznesmen” te tjere qe po shijojn frytet e “trafiqeve” nen mbrojtjen e politikes ne Shqiperi! Po mundohem te kujtoj disa, sidomos te atyre peshqve te renditur posht e larte ne zyrat e nderkombetareve e qe njihen edhe si “VIP”-a (te krimit) ne Shqiperi!

Por mos ti ngelet hatri atyre qe nuk ia kam renditur emrin keta radhe se mund ti rendise ne shkrimin e radhes pa merak!

#Pyesin shume diplomat dhe shqiptare te ndershem se pse nuk vepron “Forca e Ligjit” ne zbatim te ligjit Antimafia duke i hetuar pasurine vellait te Ministrit te Brendshem I denuar per trafik droge, shtetasit Agron Xhafa, per ish-deputetin Shkelqim Selami, i hetuar per trafik klandestinesh, ish-deputetin Aqif Rakipi i denuar per vjedhje, Elvis Roshin e denuar per disa vepra, ish-deputetin Arben Ndoka i denuar per “prostitucion”, ish-deputetin Armando Prenga, kryetari i Bashkise se Krujes Artur Bushi, Kryetari i Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini pasi dhenderri i dyshohet per trafik droge prej vitesh, ai i Bashkise se Mallakastres Agron Kapllanaj, kryetarit te Bashkise se Poliçanit Adriatik Zotkaj pasi i vellai eshte arrestuar per droge, deputetit Jurgen Çyrbja si bashkepunetor i “bandes” se Emiljano Shullazit etj etj…

Per te vazhduar me disa “biznesmen” me lidhje te fuqishme ne politike si Bardhok Pllana, Durim Keçit, Elvis Martini, Safet Bajri e ortaket e tij, Vladimir Gjuten, Arben Isufaj i njohur si “Ben Qimja”, Renato Saliu i njohur edhe si Renato Çami, e prokurorit Petrit Fusha per shkak te denimit te vellait per trafik droge….etj etj!

#Kur te veproi “Forca e Ligjit” ndaj ketyre e shume te tjereve si keta, atehere mund te themi qe ka “suksese” policia e shtetit e prokuroria! Por deri atehere kur te ndodh kjo, vazhdoni e merruni me njerez te vdekur se per te gjallet nuk ju le politika te beni detyren!

#mos_u_tallni_me_operacione_te_tilla”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY