VIDEO/Breshëri pushton Shkodrën, bie në sasi të mëdha

VIDEO/Breshëri pushton Shkodrën, bie në sasi të mëdha

94
0
Shares

Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër priten reshje shiu lokalisht të dobëta, njofton IGJEUM kete te merkure.

Sakaq, lexuesit kanë dërguar në adresën e “Panorama Online” video nga shiu me breshër që ka rënë në aksin Shkodër-Lezhe, prane Dajcit.

Sic shihet, breshëri është i një madhësie tv konsiderueshme.

NJOFTIMI I IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e mërkurë, dt.22) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në shumicën e qarqeve të vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Korçë pritet nivel “I ULËT” rreziku.Nesër (e enjte, dt.23) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjithë qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, qarqet Fier, Shkodër dhe Lezhë pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.22) dhe nesër (e enjte, dt.23) priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 19 / 36 °C

në vendet malore: 13 / 30 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.22) dhe nesër (e enjte, dt.23) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY