Flet e mbijetuara e aksidentit në aksin Fier-Levan/”Pashë vdekjen me sy”

Flet e mbijetuara e aksidentit në aksin Fier-Levan/”Pashë vdekjen me sy”

65
0
Shares

Valentina Troka, e mbijetuara e aksidentit të frikshëm të ndodhur një ditë më parë në aksin Fier-Levan, ku humbi jetën një grua shtatzënë tregon se si ndodhi përplasja fatale.

Nga shtrati i spitalit në Fier ajo thotë se mban mend gjithçka ndodhi, duke shtuar se ishte një automjet tip ‘Benz’ ai që i erdhi përballë ‘Audit’ ku ndodhej Valentina, por edhe Majlinda Troka, viktima e aksidentit, njëherësh nusja e djalit të Astrit Trokës, shoferit të mjetit.

“Ne po shkonim për në Levan me automjetin tip ‘Audi’. Para nuk kishim asnjë mjet. Ndërkohë pamë dy mjete tip Benz që po mundoheshin të parakalonin. Në këtë moment njëri prej tyre që s’mundi të parakalonte është drejtuar nga ne dhe është përplasur. Ne përfunduam anës kanalit të rrugës së bashku me Benz-in. Thonë që ne kemi përplasur Benz-in, por kjo nuk është e vërtetë. Pashë vdekjen me sy”,- rrëfen ajo për Shqiptarja.com.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY