Shqiptari vret një person dhe plagos një tjetër me thikë në Francë...

Shqiptari vret një person dhe plagos një tjetër me thikë në Francë për një makinë

111
0
Shares

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thike nga një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në La Roche-sur-Yon të Francës. Mediat franceze raportojnë se mes tyre ka pasur fillimisht një sherr, para se shqiptari t’i qëllonte me thikë.Mendohet se sherii ka qënë për shitjen e një makine.

Njëri prej tyre vdiq në vend, kurse personi i dytë ndodhet në spital në gjendje të rëndë me plagë në fyt dhe në bark.

Vrasja ndodhi në një rrugicë përpara disa dëshmitarëve. Pasi qëlloi me thikë të dy personat, shqiptari u largua nga vendngjarja, por u arrestua disa minuta më vonë në qendër të qytetit. Ai është marrë në pyetje në prani të një përkthyesi për shkak të gjuhës. Emri i tij nuk është bërë me dije.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY