Do qëllonte burrin e saj me automatik pas sherrit, policia arreston burrë...

Do qëllonte burrin e saj me automatik pas sherrit, policia arreston burrë e grua në Belsh

302
0
Shares

Parandalimi në kohë i tentativës së gruas për të qëlluar burrin, shmangu një tjetër tragjedi.

Policia njofton se në Belsh, falë një telefonate, kanë arritur të parandalojnë sulmin me armë pas një konflikti në familje.

Mylazim Abazi, 58 vjeç ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij Adelina Abazi 54 vjeçe. Kjo e fundit ka marrë një automatik dhe ka qëlluar në ajër duke kanosur bashkëshortin e saj.

Të dy kanë përfunduar në burg.

Njoftimi i policisë:

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Cërrik ka ardhur një telefonatë se në fshatin Seferan Belsh, në familjen e shtetasit Mylazim Abazi, ka një konflikt familjar mes bashkëshortëve, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, ku ka rezultuar se:
Shtetasi Mylazim Abazi, 58 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Adelina Abazi 54 vjeçe, e cila më pas kishte marrë një armë zjarri automatik që e mbanin në banesë pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër në banesë.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke bërë arrestimin në flagrancë të dy bashkëshortëve për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale të parashikuara nga nenet 130/a,278/3 dhe 84 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY