Qyteti i Pukës kontrollohet nga mafia shtetërore, denoncuesi nxjerr emrat e zyrtarëve...

Qyteti i Pukës kontrollohet nga mafia shtetërore, denoncuesi nxjerr emrat e zyrtarëve të lartë

181
0
Shares
Foto, bashkia Puke

Një qytetar ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha një situatë shumë shqetësuese sipas tij në qytetin  e Pukës.

Ai ka denoncuar kryetarin e Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, për veprimet abuzive dhe për marrjen në kontroll të të gjithë qytetit të Pukës.

Në denoncimin e qytetarit, përmenden dhe dy emra të njohur që kanë poste të larta në qytet, Gjovalin Nikolli përgjegjës i zyrës vendore të regjistrimit të pasurive Pukë dhe  Ndue Nikolli, përgjegjës i OSSHE-së Pukë të dy vellëzër.

Sipas denoncuesit ata krijojnë skema korruptive për të ushtruar trysni dhe kontroll mbi qytetarët, e deri tek përfitimet me faturime aforfe të biznesit të kryetarit apo dhe përpjekjet për të përvetësuar pronat e qytetarëve, ku zgjerimi i ambienteve të Hotel -Turizmit e vërteton më së qarti këtë gjë.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncohet mafia shteterore e Pukes me ne krye kryetarin e Bashikise Gjon Gjonaj!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

“Përshëndetje, doktor Berisha!
Duke qenë besimplotë se adresimi i çështjes së mëposhtme tek Ju, si “institucioni” më i rëndësishëm dhe më influent në denoncimin e zullumeve të zyrtarëve të administratës dhe të drejtuesve të saj anëkënd Shqipërisë, po të referoj një situatë shumë shqetësuese që ndodh në Pukë. Që me zgjedhjet e vitit 2015 ku u zgjodh kryetar i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, një emër i njohur në procesverbalet e policisë për vepra të ndryshme penale, është instaluar një kastë kriminale në drejtim të institucioneve lokale, e cila vjedh dhe zhvat qytetarët me çdo formë dhe mjet.

I tillë është rasti i përgjegjësit të OSSHE -së Pukë Z. Ndue Nikolli, i cili në paligjshmëri të plotë dhe përmes një skeme korruptive ka krijuar një sistem abuziv mbifaturimi të faturave të energjisë elektrike në kurriz të abonentëve familjarë, dhe e gjitha kjo bëhet për të mbuluar humbjet që vijnë nga favorizimet ndaj biznesit të kryetarit të bashkisë.

Z Berisha, kapja e administratës lokale nga shpura e kryetarit të bashkisë Pukë, është në kufijtë e alarmantes, por qytetarët e “ngratë” nuk mund ta ngrenë zërin, sepse ndjehen të kërcënuar nga brutaliteti dhe ashpërsia e bandës kriminale të Gjon Gjonajt. Mjafton të evidentosh faktin e “çuditshëm” se në krye të dy institucioneve lokale, me një peshë specifike për përmbushjen e qëllimeve ogurzezë të kryetarit të bashkisë Pukë, janë dy vëllezër; Ndue Nikolli, përgjegjës i OSSHE-së Pukë dhe Gjovalin Nikolli, përgjegjës i zyrës vendore të regjistrimit të pasurive Pukë.

Ky fakt, është shprehje konkrete e materializimit të skenarëve për të ushtruar trysni dhe kontroll mbi qytetarët, e deri tek përfitimet me faturime aforfe të biznesit të kryetarit apo dhe përpjekjet për të përvetësuar pronat e qytetarëve, ku zgjerimi i ambienteve të Hotel -Turizmit e vërteton më së qarti këtë gjë. 

Për gjithçka më, sipër qytetarët e Pukës kërkojnë denoncimin përmes potencës dhe impaktit të padiskutueshëm që ka “institucioni” Juaj. 

Ju lutem, ruani anonimatin e referuesit!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY