VIDEO/Policia kap babain e dehur dhe me shpejtësi jashtë normales, brenda në...

VIDEO/Policia kap babain e dehur dhe me shpejtësi jashtë normales, brenda në makinë dhe dy fëmijët e mitur

56
0
Shares

Policia rrugore ka vijuar kontrollet në kryeqytet teksa ka kapur disa drejtues mjetesh në shkelje të rënda.

Rasti i fundit është ai i një shoferi i cili po ecte me shpejtësi 120km/h duke pasur dhe familjen e tij brenda në automjet, përfshirë dhe 2 fëmijët e mitur.

Gjithashtu jane arrestuar 5 persona, për shkak se drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ku 4 prej tyre ishin në gjendje të  dehur dhe 1 i papajisur me leje drejtimi.

Policia ka pezulluar dhe 32 lejë drejtimi, ndërkohë që bën apel të mos rrezikohet në fundjavë.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Kontrollet ne funksion te Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” po vijojne ne kryeqytet me sherbime mbi kohen normale te punes.

Policia Rrugore e Tiranes kontrolle me mjete speciale si Radar dhe Drager, ku kontrollet jane perqendruar ne rruget dhe zonat kryesore te evidentuara si “njolla te zeza” per shkak te ngjarjeve rrugore te ndodhura.

Nga verifikimet ne terren jane evidentuar nje numer i larte shkeljesh, ku nga rrezikshmeria vlen te permenden disa raste konstatimesh, si ai i rruges “Ferit Xhajko” ku shpejtesia e levizjes se automjetit ishte 120 km/h, niveli i alkoolit 0.78 mg/, nderkohe qe ne automjet udhetonin e gjithe familja, perfshi edhe dy femije i mitur.

Ne rrugen e “Kavajes” shpejtesia e levizjes se automjeteve varionte nga 93 km/h deri ne 99 km/h, nderkohe qe shpejtesia maksimale e lejuar eshte jo me shum se 30 km/h.

Gjithashtu deri ne keto momente jane arrestuar ne kushtet e flagrances 5 persona, nga te cilet 4 ne gjendje te dehur dhe 1 i papajisur pa leje drejtimi.

Jane pezulluar 32 leje drejtimi nga te cilat, 20 per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 12 per shpejtesi tej normave te lejuara si dhe jane ndaluar administrativisht 12 mjete per detyrime administrative te pashlyera.

Fundjave per te festuar por jo per te rrezikuar🚑

Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, ndiqni keshillat e 👮‍♀

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1847699631982935/

Nëse nuk u hapet videoja, klikoni këtu 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY