Shembja e urës në Itali, ku po i përqëndron hetimet prokuroria

Shembja e urës në Itali, ku po i përqëndron hetimet prokuroria

64
0
Shares

Të mërkurën mbrëma, Kryeministri italian Giuseppe Conte shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 12 mujore për qytetin e Genovës dhe ndau 5 milionë euro për përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Kryeprokurori i Genovas Francesco Cozzi teksa ka bërë bilancet e humbjeve nga tragjedia që ndodhi më 14 gusht pas shembjes së urës Morandi  pohoi se mund të jenë 10-20 persona që rezultojnë të zhdukur.

Ndërkohë që zyrtarisht janë 39 viktima nga tragjedia e rëndë.

Conte tha gjithashtu se qeveria e tij do të revokojë koncesionin nga Autostrada, për  kompaninë private përgjegjëse për mirëmbajtjen e Urës Morandi.

“Këto janë tragjedi që janë të papranueshme në shoqërinë moderne,” shtoi ai.

Ndërkohë që kompania ka deklaruar se i plotësonte detyrimet e saj dhe vepron në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka bërë thirrje për një “shqyrtim serioz dhe të rëndë të shkaqeve” që çuan në shembjen e urës në Genova, të Italisë. Autoritetet lokale fillimisht ua lanë fajin stuhive të rënda për fatkeqësinë, por të martën mbrëma Conte njoftoi se autoritetet po punonin për teorinë e një “dështimi strukturor”.

Lajmi që në autostradë po kryheshin punë mirëmbajtjeje në atë kohë u kthye në bisedë drejt integritetit të strukturës.

Kryebashkiaku i Gjenovës, Marco Bucci tha të martën në mbrëmje se kolapsi i urës nuk ishte “absolutisht i papritur”, por nuk pranoi të elaboronte më tej.

 

Stefano Marigliani, një drejtues i lartë në Autostradë, përgjegjës për pjesën e rrjetit të rrugës me pagesë që lidh Rivierën franceze dhe italiane që përfshin urën, i tha Financial Times se struktura “u monitorua vazhdimisht përtej kërkesave ligjore” dhe se nuk kishte ” arsyeja për ta konsideruar atë të rrezikshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY