Flet drejtoresha e çerdhes në Tiranë: Nuk ka patur shpërthim brenda godinës,...

Flet drejtoresha e çerdhes në Tiranë: Nuk ka patur shpërthim brenda godinës, zjarri është vënë me qëllim

138
0
Shares
Çerdhja nr 14 në Tiranë

Lidhur me shpërthimin e ndodhur në çerdhen nr.14 në lagjen ‘Ali Demi’ ka folur në nj prononcim për mediat drejtoresha e çerdhes. Ajo ka thënë se ngjarja nuk ka ato përmasa për të cilat është folur duke dezinformuar publikun. Ngjarja e zjarrit ka ndodhur afër godinës, por jo brenda në çerdhe.

Zhaneta Beqiri deklaron se brenda në godinë nuk ka pasur shpërthim të bombolave të gazit dhe nuk ka asnjë dëmtim të çerdhes. Ajo thotë se nuk ka shpërthim, por sasia e ngopur e gazit dhe presioni i tyre ka bërë që të ketë dëmtim në mure.

Drejtoresha Beqiri thotë se ka pasur zjarr afër godinës, por jo shpërthim të bombolave pasi bombolat janë të certifikuara dhe të kolauduara.

Ajo thotë se duhet të presin hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen, ku mohon kategorikisht që bombolat të kenë shpërthyer duke ftuar gazetarët të filmojnë pamjet brenda për të informuar publikun.

Dyshohet se mund të jetë vënë zjarri qëllimisht për shkak se është gjetur një shkallë në godinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY