‘E bëra për hakmarrje ndaj bashkëshortit, më nxiu jetën’ rrëfimi i gruas...

‘E bëra për hakmarrje ndaj bashkëshortit, më nxiu jetën’ rrëfimi i gruas që tentoi të mbysë vajzat e saj

101
0
Shares

E bëra për hakmarrje ndaj bashkëshortit. Ai më nxiu jetën. Na dhunonte mua dhe vajzat” kështu ka rrëfyer në gjykatë 42 vjeçarja e cila tentoi të mbyste vajzat e saj dhe i vuri zjarrin banesës së bashkëshortit.

Ajo ka treguar para trupit gjykues se nuk kishin as bukë të hanim në shtëpi duke fajësuar burrin e saj se nuk punonte, por rrinte në klubin e fshatit përditë.

Rudina Kishtari akuzohet për “Vrasje për shkak të rrethanave familjare”, e mbetur në tentativë dhe “shkatërrim i pronës me zjarr”.

Dje u vendos masa e dënimit atë të arrestit me burg për 42- vjeçaren.

Në seancën e djeshme nuk është parë asnjë familjar i saj. Teksa ndodhej në sallën e gjyqit në pritje të ardhjes së trupit gjykues, Rudina nuk ka ngurruar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që kishin shkuar të ndiqnin seancën gjyqësore.
Në fillim ajo bëri përpjekje të mbulonte fytyrën me një letër të bardhë, por më tej e gjendur mes kamerave e pyetjeve të njëpasnjëshme, ajo u detyrua të përgjigjej në tentativë të një vetëmbrojtjeje.

*Intervistë e plotë e marrë nga Panorama

Akuzoheni për zjarrvënie të qëllimshme… E keni kryer ju këtë veprim?

Po, e kam bërë unë. E bëra sepse më erdhi në majë të hundës. Po jetoja keq. Më mori e më mbylli atje brenda. Kur i thashë dua të iki te familja ime, më tha mirë do vij e të çoj. Por nuk erdhi derisa u errësua. Prandaj e bëra.

Po dy vajzat e mitura, pse do t’i mbysnit?

Se s’kisha ku t’i lija. Ça do të bëhej me to? Ato janë vajzat e mia, kush i do më shumë se unë? Jeta na ishte bërë e vështirë, pasi ai më dhunonte mua dhe vajzat. Kur mendova që do futesha edhe në burg (pas zjarrvënies), mendova më mirë të vdesim të gjitha sesa t’i lija rrugës. Ky shtet s’ka ardhur të shikojë ku jetoj unë atje, s’kam gjë në shtëpi. Kam ikur disa herë për këtë gjë nga shtëpia.

Ju dhunonte Ardiani?

Shumë herë. Ai ishte pijanec e më rrihte edhe mua edhe vajzat. Nuk durohej. Erdhi m’u lut të dielën te prindërit e mi që u ktheva tek ai. Por ai vazhdoi avazin. Njeri jam edhe unë… Ikte çdo ditë, pinte bëhej tapë e pastaj na dhunonte. Nuk bënte asgjë për shtëpinë. Qysh mbahet shtëpia me fjalë e duke pirë në fshat? Nuk kishte asgjë brenda as të hanim. U mërzita.

Prandaj i kërkuat që t’ju kthente prapë te prindërit?

Po. E pashë që asgjë nuk kishte ndryshuar. Ai gënjente kur thoshte se kam ndryshuar. Njësoj ishte, pijanec dhe agresiv. Më çmendi kjo jetë me të… Isha shumë pa shpresë, në mes të katër rrugëve me dy vajzat.

Po tani që i bëtë gjërat më keq, si ndiheni?

Më mirë në burg se me atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY