LAJM I FUNDIT/Përmbyset vinçi në Pukë, humb jetën një person dhe plagoset...

LAJM I FUNDIT/Përmbyset vinçi në Pukë, humb jetën një person dhe plagoset rëndë tjetri

86
0
Shares

Një vinç është përmbysur në rrugë duke i marrë jetën një personi. Aksidenti tragjik ka ndodhur sot në aksin Pukë-Shkodër, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja ndodhi në vendin që njihet me emrin ‘Kthesa e gomsiqes’.

Nga informacionet paraprake, mësohet se personi tjetër që ka qenë në mjet është plagosur.

Burimet thonë se viktima ndodhet poshtë mjetit targe AA 706AV, është shtetasi Fredi Fishta.Ndërkohë, pasagjeri, Gent Ndoci ka mundur të dalë nga mjeti, ndërsa ka shpëtuar pa pasoja të mëdha.

Dyshohet se vinçit i janë dëmtuar frenat dhe kjo ka sjellë humbjen e kontrollit të automjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY