Phillips: Kosova nuk do të kthehet kurrë mbrapsht tek Serbia, ndarja e...

Phillips: Kosova nuk do të kthehet kurrë mbrapsht tek Serbia, ndarja e territoreve alternativa më e keqe

77
0
Shares

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips thotë se ideja e ndarjes apo e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është alternativa më e keqe për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Prof. Phillips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmjetësojnë një zgjidhje që i përgjigjet shqetësimeve të Serbisë por nuk prek sovranitetin e Kosovës. Kolegia Keida Kostreci bisedoi me zotin Phillips.

Pjesë nga intervista

Zëri i Amerikës: Profesor Phillips, ju jeni kundër idesë së shkëmbimit të territoreve, ose korrigjimit apo ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse dy vendet bien dakord dhe nëse kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara, çfarë ka këtu për të qenë kundër, sipas jush?

David Phillips: Nuk është rruga e vetme për të ecur përpara. Ka alternativa të tjera. Për momentin Kosova nuk shumë alternativa të mira, por ndarja ose ndryshimi i kufijve, është mundësia më e keqe. Do të krijonte paqendrueshmëri, do të ishte e rrezikshme, mund të shkaktojë dhunë në Kosovë dhe në Serbi dhe duhet të mos harrojmë se vitet 1990, ishin një periudhë e përgjakshme në Balkanin Perëndimor. Parimi i shteteve demokratike dhe pluraliste është diçka për të cilën shumë njerëz sakrifikuan dhe dhanë jetën. Ne nuk duhet ta braktisim atë parim veçanërisht kur opsione të tjera, që janë më të mira sesa ndarja, ose shkëmbimi i territoreve.

Zëri i Amerikës: Për shembull?

David Phillips: Le të mendojmë se çfarë është e rëndësishme për Serbinë. Së pari duhet të mos harrojmë se Serbia e humbi Kosovën, Kosova nuk do të kthehet kurrë mbrapsht tek Serbia, do të jetë një shtet i pavarur për gjithmonë, kështuqë Serbia duhet të jetë realiste për synimet e veta. Para së gjithash, ajo do që të ketë decentralizim në përputhje me parimet e planit Ahtisaari. Kjo ide është e parashikuar përmes Asociacionit të Komunave Serbe dhe duhet të ketë një elasticitet nga të dyja palët për të përcaktuar autoritetet e AKS-së. Ajo që është e rëndësishme është që Kosova të mos heqë dorë nga funksionet e sigurisë, pra policia dhe gjykatat lokale, duhet të ruajë kompetencat për planifikim lokal dhe urban, si edhe menaxhim dhe pronësi të burimeve natyrore. Përparësia tjetër për Serbinë duhet të jetë mbrojtja e statusit për manastiret serbe, si Deçani. Është e mundur që të zgjidhen këto shqetësime thelbësore, pa komprometuar sovranitetin e Kosovës. Ka ardhur koha që dialogu në Beograd të sjellë në një përfundim. Faje kanë të dyja palët. Serbia është përgjegjëse për vonesat dhe pengimin e dialogut, Komisioni Evropian nuk ka kërkuar me këmbëngulje që Serbia të zbatojë marrëveshjet që janë arritur dhe duke filluar që nga administrata e Presidentit Obama e deri më sot, Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të angazhuara plotësisht. Pra është koha që udhëheqësit politikë të Kosovës që të rrisin angazhimin për një marrëveshje që u jep përgjigje shqetësimeve thelbësore serbe, duke mbrojtur njëkohësisht parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Zëri i Amerikës: Kur them e vetmja rrugë përpara e kam fjalën që është e vetmja rrugë për të cilën të dyja palët mund të bien dakord, sepse të gjitha alternativat që ju përmendët janë të vërteta, por fakti është që Serbia nuk ka rënë dakord për asnjërën prej tyre, prandaj nëse kjo është mënyra që të bien dakord si Beogradi edhe Prishtina, këtë kam parasysh kur them e vetmja rrugë përpara…

David Phillips: Le të jemi të qartë për diçka: Serbia është ajo që po dikton hapat. Serbisë duhet t’i jepen udhëzime nga Komisioni Evropian, nga zonja Mogherini lidhur me ato që janë të mundura të realizohen përmes dialogut Kosovë-Serbi. Ajo që është e mundur është një marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe dhe mbrojtje për ikonat kulturore dhe manastiret. Ajo që nuk është e mundur është ndarja ose ndryshimi i kufijve. Ajo do të ishte një formulë për dështim dhe do të ishte e rrezikshme dhe një burim paqëndrueshmërie. Dhe nëse Serbia nuk bie dakord, Serbia duhet të përballet me faktin se do të mbetet e izoluar në Evropë, neni 35 (i politikave evropiane të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim) do ta mbajë jashtë BE-së dhe nuk do të jetë në gjendjë të arrijë objektivin e normalizimit, paqes dhe mirëqenies. Serbia ishte agresori, Serbia është përgjegjëse për krime dhe tani duhet të përballet me faktin se Kosovën e ka humbur dhe duhet të arrijë paktin më të favorshëm brenda një periudhe të caktuar. Negociatat nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë, duhet të ketë një afat që të arrijmë një pikë finale.

Zëri i Amerikës: E vërteta është se për 20 vjet nuk ka pasur përparim mes Kosovës dhe Serbisë. Atëherë ç’të keqe ka që të provohet kjo rrugë?

David Phillips: Është e rrezikshme, do të destabilizojë rajonin, do të përfshijë transferime të popullatës dhe dhunë. Dhe kjo është vetëm një listë e shkurtër e së keqen me ndarjen ose shkëmbimin e territoreve. Ka alternativa të tjera që janë të zbatueshme, nëse Komisioni Evropian është i gatshëm të luajë rolin e vet, jo vetëm të mbledhë palët për një fotografi së bashku por të angazhohen në diplomaci të vërtetë, ndërmjetësim të vërtetë. Të arrijmë një marrëveshje që është e kënaqshme për Serbinë dhe na jep mundësinë ta zgjidhim këtë problem një herë e mirë dhe të caktojmë një afat. Në fund të mandatit të zonjës Mogherini duhet të kemi një marrëveshje dhe nëse jo atëherë, Serbia duhet të lërë mënjanë aspiratat e saj për BE-në, sepse nuk do të hyjë kurrë në BE nëse nuk ka marrëdhënie të normalizuara me Kosovën, prandaj le të ecim përpara. Mjaft me këto për 20 vjet.

Zëri i Amerikës: Po nëse Kosova merr garanci nga Serbia se do ta njohë, të marrë garanci se do të bëhet e anëtare e Kombeve të Bashkuara, a nuk do të ishte kjo një marrëveshje e favorshme?

David Phillips: E vetmja mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së është nëse Rusia dhe Kina nuk vendosin veton. Pra garancitë ndërkombëtare mund të tingëllojnë bukur kur flasim para kamerave por në të vërtetë prova qëndron tek rezultatet konkrete./Zëri i Amerikës

Intervista e plotë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY