Masakra në Vlorë, të vrarë janë gra dhe fëmijë, morgu nuk ka...

Masakra në Vlorë, të vrarë janë gra dhe fëmijë, morgu nuk ka vende mjaftueshëm

157
0
Shares

8 të vrarë me armë zjarri. Ky ishte bilanci tragjik pasi një 24-vjeçar hapi zjarr ndaj dy familjeve në fshatin Resulaj të Vlorës.

Mësohet se morgu i spitalit të Vlorës nuk ka vende të mjaftueshme për të vrarët

Shumë prej viktimave të masakrës së ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës janë gra dhe adoleshentë të moshave 14 ose 16 vjeçar. Megjithëse nuk është bërë ende identifikimi i plotë i tyre, paraprakisht dyshohet se dy familje janë shuar.

Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj thotë se nga komunikimi me kryebashkiakun e Selenicës, Përparim Shametaj, disa prej viktimave janë në moshë shumë të re dhe gra. Dy familje janë shuar nga breshëria e automatikut të 24 vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY