Kamionçina bie në humnerë, kush ishin të plagosurit nga aksidenti në Shkodër-Koman

Kamionçina bie në humnerë, kush ishin të plagosurit nga aksidenti në Shkodër-Koman

160
0
Shares

Aksidenti i mëngjesit të sotëm solli plagosjen e 3 personave. Automjeti tip kamionçinë doli nga rruga dhe ra në humnerë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koman.

Ndërkohë që është bërë dhe idenfikimi i personave të plagosur. Sipas policisë, tre të plagosurit janë punonjës të HEC-it, nga Tirana.

Informacion Paraprak  i Policisë së Shkodrës:

Në aksin rrugor Shkoder-Koman, ka dalë nga rruga një automjet tip kamionçinë.

Si pasojë janë dëmtuar  shtetasit K. Sh. , I. Sh. dhe A. L. banues në Tiranë, të cilët kanë qenë duke shkuar në punë, pasi janë punonjës  të HEC.

Nga veprimet e para dyshohet se  drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë.

Të dëmtuarit po  transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY