Aksident i rëndë në Kamzë, gruaja përplas për vdekje 7 vjeçaren dhe...

Aksident i rëndë në Kamzë, gruaja përplas për vdekje 7 vjeçaren dhe plagos dy të tjerë

150
0
Shares
Foto ilustruese

Një grua e cila ka humbur kontrollin e automjetit ka shkaktuar një aksident me pasojë vdekje.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kamzës.

Nga përplasja e fortë ka humbur  jetën një vajzë 7 vjeçe dhe është plagosur nëna bashkë me fëmijën tjetër 6 vjeçe, të cilat janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Gjithashtu raportohet se ka humbur jetën dhe personi që po udhëtonte me biçikletë.

Informacion Paraprak nga Policia e Tiranës:

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY