DETAJE/Krimi i dyfishtë, shqiptari qëllon me kallashnikov gruan dhe vajzën e tij

DETAJE/Krimi i dyfishtë, shqiptari qëllon me kallashnikov gruan dhe vajzën e tij

87
0
Shares

Vajza 9 vjeç dhe gruaja 40 vjeç janë vrarë mbëmë në fshatin Brekoc të Gjakovës.

I dyshuari kryesor për krimin e dyfishtë është bashkëshorti  P. Ndrecaj.

Sipas mediave kosovare, lajmi është konfirmuar nga Kristë Gjokaj, komandant i stacionit të Policisë së Gjakovës dhe gjithashtu ai ka njoftuar arrestimin e tij.

NGJARJA

Nga detajet e para të bëra publike, çifti ishte divorcuar dhe gruaja, e cila mësohet të kishte ardhur nga Shqipëria dhe ishte shqiptare, jetonte vetëm në shtëpi me vajzën e saj.

Burri ka hyrë në shtëpinë  e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke i lënë në vend  të vdekura nënë e bijë.

Ende nuk dihen motivet e qarta se çfarë e ka shtyrë autorin drejt krimit makabër, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY