Vetëvrasjet e grave në Durrës dhe Tiranë, psikologu nxjerr sondazhin: Burrat iu...

Vetëvrasjet e grave në Durrës dhe Tiranë, psikologu nxjerr sondazhin: Burrat iu shkaktojnë stres

89
0
Shares

Vetëm në shumë pak kohë,  Shqipëria u trondit nga lajmi se dy gra vranë veten. I referohemi dy ngjarjeve të fundit.

E para për gruan e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Enkelejda Hallunaj, e cila u hodha nga kati i 8-të i ballkonit në pallatin në Bllok, dhe ndërkohë dhe rastit të fundit të ditës së djeshme ku gruaja e një polici  u gjet e vrarë me plumb në kokë në shtëpinë e saj.

Sot u konfirmua dhe fakti se 47-vjeçarja vrau veten me armën e të shoqit, e detyruar prej tij.

Por pse ndodhin kaq shpesh këto ngjarje shokuese dhe çfarë i shtyn të kryejnë veprime të tilla.

Psikologu Edmond Dragoti, publikon sondazhin nga “Today” dhe duke iu referuar atij sondazhi ai shkruan se në ditët e sotme gratë stresohen dy herë më shumë nga burrat.

POSTIMI I PSIKOLOGUT

 “Sipas një Sondazhi të Today, është gjetur se burrat e sotëm i stresojnë bashkëshortet e tyre dy herë më shumë se fëmijët . Në sondazh janë pyetur mbi 7000 nëna, të cilat e vlerësojnë stresin e tyre me 8.5 nota në 10. Dhe 46% e tyre shprehen se burrat e tyre u shkaktojnë më shumë stres se fëmijët e tyre.
Sipas studimit:
1. Nënat stresohen më tepër se nuk kanë kohë të mjaftueshme gjatë ditës për të bërë atë që duhet të bëjnë.
2. 3 në 4 nëna me partnerë pohojnë se ato bëjnë më shumë punë prindërimi sesa punë shtëpie.
3. 1 në 5 nëna thonë se stresi më I madh është ngaqë nuk kanë ndihmë nga bashkëshortët e tyre.
Ndërkohë sipas një studimi tjetër të Universitetit të Padovas, shëndeti i partnerëve kur humbasin njëri tjetrin shkon në drejtime të kundërta. Kështu, kur vdes gruaja, shëndeti i burrit të ve keqësohet më tepër. Ndërsa kur vdes burri, gruaja gëzon shëndet më të mirë. Madje e ka më të lehtë të përballojë stresin dhe depresionin. Kjo ndodh ngaqë burrat lidhen ose varësohen më tepër nga gratë sesa e kundërta.
Dhe në të vërtetë, burrat e divorcuar kërkojnë të martohen prapë, ndryshe nga gratë e divorcuara. Dhe të mendosh të ardhmen e brezit të ri! Ndoshta prandaj shoqëria e sotme po e dobëson gjithnjë e më shumë rolin e martesës. Ose të paktën, po e shtyn moshën për martesë!…”,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY