VIDEO/ Përkeqësohet gjendja, deputetja liston problemet e mëdha të shqiptarëve

Shares

Tre problemet më të mëdha të shqiptarëve janë papunësia, korrupsioni dhe ekonomia. Kështu është shprehur deputetja Grida Duma në një deklaratë për mediat nga selia blu.

Eurobarometri i 2018 për Shqipërinë deklaron se brenda një viti janë shtuar 245 mijë shqiptarë më shumë të cilët thonë se gjendja e tyre ekonomike është përkeqësuar. 60% të shqiptarëve rezultojnë se janë papunë.

Sipas konstatimit të deputetes, dhe shifrat nga Barometri ballkanik shpjegojnë përkeqësimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Ajo  tregon se 51% e shqiptarëve deklarojnë se ndjehen të përjashtuar nga shoqëria për shkak se janë pa punë, 85 % e shqiptarëve deklarojnë se brenda një viti janë përshpejtuar rritja e madhe e pasurisë mes të varfërve dhe të pasurëve.

Shqiptarët vazhdojnë të besojnë se shpëtimi do të vijë nga hyrja në Bashkimin Evropian. Por nëse, sipas deputetes, vazhdon qeverisja nga  Rilindja e dështuar, mund të realizohet një skenar i trishtë i shoqërisë shqiptare.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1999502193434285/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...