Ca vargje për plazhet në jug, gazetari thur poezinë: O vend bekuar,...

Ca vargje për plazhet në jug, gazetari thur poezinë: O vend bekuar, i mbetur thate…

239
0
Shares

Prej disa ditësh është kthyer në jehonë, lajmi se plazhet në jug të vendit janë bosh. Deputetë, gazetarë dhe pushues kanë denoncuar herë pas here braktisjen e plazheve më të bukura të vendit si dhe çmimet stratosferike jashtë çdo norme.

Për të çtensionuar situatën, gazetari i kronikës në Abc News, Armand Bajrami ka menduar të thurë disa vargje për të treguar paksa në mënyrë të veçantë dhe komike situatën e krijuar.

“”Himni” i plazheve t’jugut”, e ka titulluar gazetari Bajrami poezinë e tij të cilën e ka ndarë në rrjetin social Facebook.

Poezia

“Himni” i plazheve t’jugut

 

O plazh ne jug, o plazh urate

O vend bekuar, i mbetur thate

Lagur me det, djeg n’diell t’arte

Bosh dhe ne gusht, bosh o i zi

 

Fortese denglash, tmerr varfanjaku

S’te tremb klienti, s’te ze meraku

Kerkese nuk ke per c’te ofron pragu

Plazh kontrovers n’ekonomi

 

Ti per ca vite u gjallerove

E me gezim zerot n’cmim shtove

Po per sherbimin hic nuk mendove

Plazh i munguar per vegjeli

 

Sa shpejt pastaj per dhe u shtrive

Se ca pushuesve zemren u ngrive

U tha se omleten per pule shite

E nje shezlong per nje shtepi

 

Kaq keq nuk je, por nami doli

Se shpon ne shpirt bosh-portofoli

Ndaj koken ngri pushuesve foli

Dhuroju rehat e dashuri

 

Ti arrogancen hic s’e kurseve

Jo vec n’fature, po dhe ne sjellje

Seder klienti kurre s’perkedhele

Plazh ujekristal n’Jale e n’Dhermi

 

Perpjete prije shqiptarine

Perlind deshiren n’jug t’bejne pushim

Te lene Turqine edhe Greqine

T’i japin leket per vellazeri!

©Armand Bajrami

p.s.

Krijimi i mesiperm eshte bere ne nje cader plazhi ne jug. Ka qellim thelbesor dhurimin e buzeqeshjeve. 😊😊😉

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY