Dëmtohet Sadiku, rrezikon mos të luajë në ndeshje të rëndësishme

Dëmtohet Sadiku, rrezikon mos të luajë në ndeshje të rëndësishme

62
0
Shares

Armando Sadiku, futbollisti shqiptar ka marrë dëmtime serioze gjatë ndeshjes së fundit.
Dhe pse luajti vetëm pjesën e dytë, aktivizimi i tij i solli dëmtimin.

Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim në gju, gjatë ndeshjes miqësore që Levante luajti me Heerenven, të fituar me rezultatin 3-1.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi spanjoll njoftoi se sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e majtë, e do t’iu nënshtrohet testeve të tjera mjekësore.

Sadiku rrezikon që të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, ndërkohë që në fillim të muajit shtator, Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjet e saj të para të Ligës së Kombeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY