Mos harroni çadrën, moti sjell surpriza në vend

Ndaje

Temperaturat e të larta të ditëve që lamë pas, ua lënë radhën reshjeve të shiut. Moti këtë të premte do të karakterizohet nga vranësira dhe shira të dobët në zonën lindore.

Pas mesditës vranësirat do të shtohen duke sjellë lehtësisht shira në Lindje-Juglindje, ndërsa pritet të ketë rrebeshe të izoluara në Qendër dhe zonat Jugore.

Në darkë pritet të ketë përmirësim të dukshëm të motit thuajse në gjithë territorin. Sipas Meteoalb era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rënie me 2 gradë sjell mesdita kur maksimumi ulet në 36 gradë.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje