Në Korçë kanë hyrë 240 refugjatë, duan strehim politik

Në Korçë kanë hyrë 240 refugjatë, duan strehim politik

105
0
Shares

Korriku shënoi rritje të emigrantëve klandestinë të kapur në vendin tonë në tentativë për të kaluar ilegalisht në rrugën drejt vendeve të Bashkimit European!

Rreth 240 emigrantë janë ndaluar nga prilli vetëm në qarkun e Korçës, ku 13 u ndaluan këtë të martë. Kufiri i gjelbër me Greqinë në zonën e Devollit mbetet porta kryesore hyrëse e klandestinëve, ku edhe policia kufitare ka forcuar kontrollet.

Muaji korrik ka regjistruar numrin më të lartë të emigrantëve klandestinë të kapur në tentativë për të kaluar ilegalisht nga Shqipëria drejt vendeve të BE!

Të dhënat zyrtare mungojnë, por burime pranë Policisë së Kufirit në Korçë thanë për Ora Neës se nga prilli në korrik janë ndaluar rreth 240 klandestinë!

Por ky numër i referohet vetëm territorit të qarkut të Korçës, pasi gjatë kësaj periudhe emigrantë klandestinë janë kapur edhe në brendësi të territorit në rrugën drejt Malit të Zi e më pas vendeve të BE.

Grupi i fundit me 13 klandestinë nga lindja e mesme u kap këtë të martë pranë fshatit Trestenik.

Burime policore thanë se 5 klandestinë janë shtetas palestinezë, 4 prej tyre irakianë, 3 sirianë dhe 1 maroken, mes të cilëve dy të mitur.

Gjatë procedurave të intervistimit, klandestinët e kapur i kanë deklaruar specialistëve të policisë së kufirit se kërkojnë strehim politik në Shqipëri.

Ata transferohen si të gjithë klandestinët e tjerë të kapur në qendrën e grumbullimit dhe trajtimit në Babrru nga ku një pjesë e tyre rinisin sërish tentativat për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE!/Ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY