FOTO & DETAJE/ Ja kush është shqiptari i vrarë në Bari, shkaku...

FOTO & DETAJE/ Ja kush është shqiptari i vrarë në Bari, shkaku dyshohet për një vajzë

204
0
Shares

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në piacën Abbazia, në provincën Coratos në Bari mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht).

I riu identifikuar si Viktorian Pikaku, është një djalë shqiptar që prej kohësh jetonte në këtë provincë.

Vrasja ndodhi në një moment kur sheshi ka qenë i mbipopulluar me fëmijë, familjarë dhe të rinj.

Kamerat filmuan momentin

Ka qenë ora 21:30 sheshi ishte i mbipopulluar.

Dy persona me motor Vespa, ngjyrë të zeza, mbërritën në shesh dhe brenda pak sekondash qëlluan 4 plumba drejt Viktorit.   Siç tregojnë kamerat, vrasja nuk ka qenë e rastësishme, por 23-vjeçari ka qenë objektivi i qartë i tyre. Plumbat e kanë kapur në mushkëri dhe kokë.

viktorAmbulanca arriti menjëherë në vendngjarje, por 23-vjeçari nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda  duke humbur jetën aty mes njerëzve që ndodheshin rastësisht në shesh dhe mikut të tij që ulërinte nga dëshpërimi.

 Hetimet

Hetimet po kryhen nga karabinierët e Tranit. Hipoteza e parë është vrasja për motive pasionale, mendohet se Viktori ka mbrojtur një vajzë. Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY