Alex Soros kalon disa orë të mira me Edi Ramën në plazhet...

Alex Soros kalon disa orë të mira me Edi Ramën në plazhet e jugut

339
0
Shares

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, ka kaluar disa orë të mira me Kryeministrine vendit tonë, Edi Rama. Soros ka vizituar bregdetin shqiptar të jugut ku edhe ka bërë një foto të cilën e ka publikuar në Instagram me kryeministrin Edi Rama.

Në postimin e tij në Instagram, Soros shkruan se është shumë i lumtur që po kalon kohë me Ramën.

Fantastike të jem sërish në Shqipëri dhe të kaloj pak kohë me kryeminstrin Edi Rama, njeriun më vizionar dhe të diskutojmë mbi progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian dhe bashkëpunimit rajonal”, shkruan ai në Instagram.

Aleks Soros ak qenë edhe një vit më parë në Shqipëri. Djali i miliarderit Xhorxh Soros postoi edhe atëherë pothaujse të njëjtin mesazh në rrjetet sociale.

Ishte kënaqësi të takoja kryeministrin shqiptar, vizionarin Edi Rama në Tiranë, në një nga zyrat më unike dhe më të ngrohta që një kryetar qeverie mund të ketë. Nuk mund të presësh më pak nga një artist bashkëkohor, shkrimtar dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit”, shkruante Alex Soros në tekstin që shoqëron foton e tij me Edi Ramën në vititn 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY