FOTO/Athinës nuk i ndahet mallkimi i natyrës, përmbytet nga furtuna shiu

FOTO/Athinës nuk i ndahet mallkimi i natyrës, përmbytet nga furtuna shiu

59
0
Shares

Kryeqyteti grek Athina është përfshirë këtë pasdite nga përmbytje të mëdha në shumë prej zonave të tij duke alarmuar gjithë banorët e qytetit.

Mediat greke shkruajnë se vetëm gjatë orëve të fundit, reparti zjarrfikës ka marrë më shumë se 300 telefonata për ndihmë në zonën e Atikës, si pasojë e reshjeve të dendura, të cilat sollën përmbytje në zonë.

Përmbytjet kanë bllokuar shumë rrugë, duke u shoqëruar me trafik të dendur, ndërsa ka gjithashtu edhe ndërprerje të energjisë në disa zona të Athinës, por edhe në rrjetin e metrosë.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik në Greqi kishte parashikuar situatën, me shirat që kanë nisur rreth mesditës dhe nuk janë ndalur për të paktën dy orë.

Pak ditë më parë, Greqia kaloi një nga tragjeditë më të rënda natyrore në historinë e saj, ku mbi 80 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit, ndërsa tashmë është radha e përmbytjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY