Zbulohet një plantacion me kanabis në Itali, në pranga kultivuesit shqiptarë

Zbulohet një plantacion me kanabis në Itali, në pranga kultivuesit shqiptarë

58
0
Shares

Policia financiare italiane e provincës së Casertas ka zbuluar në komunën a San Tammaros një plantacion marijuane.

Në pranga janë vënë kultivuesit e saj, 2 shtetasit shqiptarë me inicialet L.S 28 vjeç e Z.M 25 vjeç,  të cilët jetonin në një banesë pranë plantacionit rrethuar nga pemë e bimë të larta.

Për kultivimin e marijuanës dy shqiptarët kishin ndërtuar një sistem ujitës modern.

Në këtë plantacion financa italiane ka sekuestruar 135 bimë kanabis të larta 1 metër e gjysëm, ndërsa në banesën e shqiptarëve janë sekuestruar një sasi tjetër marijuane e gatshme per t’u shitur, një pushkë gjahu e një pistoletë gjuetie e modifikuar.

Sipas financës italiane, marijuana dhe bimët kanabis të sekuestruara kapin vlerën e 250 mijë euro.

Dy shqiptarët e arrestuar janë pa leje të rregullt qëndrimi në Itali./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY