Pas Greqisë, alarmi për zjarre në Shqipëri, jemi në zonën “e kuqe”

Pas Greqisë, alarmi për zjarre në Shqipëri, jemi në zonën “e kuqe”

77
0
Shares

jë raport i publikuar vetëm pak kohë më parë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal fliste për një skenar apokaliptik në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor në vitet në vijim, me temperaturat mesatare që do të rriten me të paktën 5 gradë celsius deri në fund të shekullit dhe me klimën që do të kthehet në sub-tropikale.

Zonat bregdetare dhe jugore, si Shqipëria, do të jenë gjithmonë e më të nxehta e më të thata gjatë stinës së verës, stinë e cila do të zgjatet edhe më shumë me kalimin e viteve.

Shqipëria është një ndër vendet më të prekura nga ndryshimi klimatik në rajon, me temperaturat në rritje të ndjeshme, si në të ardhmen e afërt, deri në 2035, me rreth 1 gradë celsius.

Por, ndër të tjera, raport jep alarmin edhe për zjarret.

Në një kohë që Greqia është goditur nga një tragjedi e përmasave gati apokaliptike, studimi jep alarmin, dhe Shqipëria është në qendër të këtij rreziku, raporton “scan”.

Zjarret vlerësohen si një ndër simptomat kryesore të ndryshimeve klimatike në rajon dhe të klimës sub-tropikale që do të përfshijë të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në rritje projektohet jo vetëm frekuenca e zjarreve nëpër pyje por edhe përhapja e këtyre zjarreve në zona të tjera, edhe të banuara. Për këtë arsye, studimi rekomandon rritje të kapaciteteve monitoruese nëpër pyje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY