Zjarret në Athinë, shkon në 81 numri i të vdekurve, vijojnë kërkimet...

Zjarret në Athinë, shkon në 81 numri i të vdekurve, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

135
0
Shares

Arrin në 81 numri i viktimave nga zjarret. Një i moshuar që ndodhej ne spital me djegie ndërroi jetë në spital, ndërsa kufoma e një gruaje u nxor nga deti, informon gazetari i Ora News në Athinë, Robert Goro.

Ndërkohë ambasada shqiptare nuk konfirmon ende për ndonjë shqiptar mes viktimave, por raporton vetëm për 3 të plagosur, mes tyre dy fëmijë nga Fieri.

Greqia është në zi kombëtare pas përballjes me një nga tragjeditë më të mëdha

Te plagosur nga zjarri kane mbetur mbi 180 persona.

Flakët që pushtuan Atikën perëndimore dhe lindore, zona turistike në afërsi të kryeqytetit grek Athinës, e shndërruan zonen në një gërmadhë.

Skuadrat e kërkim shpëtimit po kërkojnë shtëpi më shtëpi dhe në makinat e djeguar për persona të humbur.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar sa persona rezultojnë të humbur, ndërsa shumë njerëz përmes televizioneve apo në rrjete sociale kërkojnë të afërmit e tyre. Numri i viktimave pritet të rritet ndërsa do të vijohet të kërkohet mes gërmadhave që la zjarri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY