Rikonfirmimi i gjyqtarit Ardian Dvorani, PD:Çfarë lidhje ka me Agron Xhafajn?Vetting-u po...

Rikonfirmimi i gjyqtarit Ardian Dvorani, PD:Çfarë lidhje ka me Agron Xhafajn?Vetting-u po i shërben Ramës!

103
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar pas rikonfirmit në detyrë të gjyqtarit Ardian Dvorani, duke evidentuar faktin se nëse 100 milionë lekë pasuri e fshehur nuk qenë arsye për ta shkarkuar nga detyra, atëherë, a janë arsye, lidhjet e këtij gjyqtari me familjen e ministrit Fatmir Xhafaj dhe vëllanë e tij trafikant droge?!

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat kërkoi të sqarohej ky fakt, pasi e vlerësoi si totalisht të manipuluar procesin e Vetingut.

DEKLARATA E ALIBEAJT:

“Partia Demokratike e paralajmëroi vendimin politik, që i ashtuquajturi Komision i Pavarur i Kualifikimit, – tha Alibeaj, –  do të merrte për Ardian Dvoranin me 100 milionë lekë pasuri të pajustifkuar dhe me disa shtëpi të fituara në konflikt interesi gjatë kohës që ushtronte detyra për kompani shtetërore.

Fshehja e 100 milionë lekëve nga Ardian Dvorani nuk ishte fakt i mjaftueshëm për organin e vettingut që ta shkarkonte shërbëtorin e Edi Ramës në  Gjykatën e Lartë, ndërkohë që, në raste të tjera, me të drejtë, vettingu ka shkarkuar gjyqtarë për 3 milionë lekë të vjetra të padeklaruara.

Ardian Dvorani është i vetmi gjyqtar në Republikën e Shqipërisë që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi në 2016-ën se mandati i Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë kishte përfunduar që në 2014-ën dhe se qëndrimi në detyrë ishte antikushtetues.

Ardian Dvorani, zgjodhi të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuesë, por urdhrin politik të Edi Ramës për të qëndruar në detyrë 4 vite pas mbarimit të mandatit, sepse ai është projektuar të emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Përfundimi për Dvoranin dihej, sepse organi i vettingut nuk po funksionon si i pavarur, por në shërbim të Edi Ramës, për të lënë në sistem gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe shërbëtorë politikë të Edi Ramës.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Ardian Dvorani duhet të ishte shkarkuar nga detyra për fshehjë të pasurisë, përfitim të paligjshëm të pasurisë dhe mungesë integriteti moral dhe profesional.

Ajo çfarë mbetet e pasqaruar nga procedura e verifikimit të vettingut të Ardian Dvoranit është, nëse miku i familjes së Fatmir Xhafajt, ka patur ndonjë kontakt me Agron Xhafajn dhe a i ka shërbyer ndonjëherë vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe bandës së tij të trafikut ndërkombëtar të drogës?

Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të shërbëtori të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut, duke i vënë atij vulën e një procesi farsë dhe politik.

Partia Demokratike po ndjek me vëmendje çdo veprim të organeve të vettingut dhe ne do të bëjmë publik çdo rast ku vërtetohet konfirmimi në detyrë i gjyqtarëve të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar apo shërbëtorë të Edi Ramës.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY