Vettingu e përjashtoi nga radhët e drejtësisë, gjyqtari thur poezi:”Ku ta dija...

Vettingu e përjashtoi nga radhët e drejtësisë, gjyqtari thur poezi:”Ku ta dija unë i shkreti… se armiku isha unë”

101
0
Shares

Këtë të hënë gjyqtari i Apelit Ervin Metalla është përjashtuar nga ana e Vettingut, i cili e gjeti atë të papërshtatshëm për kryerjen e kësaj detyre.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se Metalla ka manovruar në mënyrë të dyshimtë me një kredi të butë për një arpartament të tij.

Por ajo që ka habitur jo pak, ka qenë reagimi i gjyqtarit në rrjetin social. Metalla ka reaguar ndaj vettingut përmes një poezie të cilën mund ta lexoni më poshtë:

KU TA DIJA UNE I VARFRI

Mora pushkën dola malit,

Të luftoja për atdhe,

Ku ta dija unë i varfri,

Se armiku ishim ne.

Mora pushkën, dola malit

Të luftoja per liri,

Ku ta dija une i shkreti

Se armiku ishe ti.

Mora pushkën dola malit

Të luftoja ne furtunë;

Ku ta dija une i ngrati

Se armiku isha unë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY