Bilanc tragjik në Greqi, 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga...

Bilanc tragjik në Greqi, 50 të vdekur dhe qindra të plagosur nga zjarret pranë Athinës

149
0
Shares

Ndërsa zjarret rreth Athinës po vazhdojnë për të dytën ditë, bilanci deri më tani rezulton tepër tragjik.Mediat greke flasin per 50 te vdekur dhe mbi 150 persona te plagosur.

Organizata e Kryqit të Kuq të Greqisë tha të martën se ishin zbuluar trupat e rreth 26 viktimave nga zjarri shkatërrues që ka përfshirë masivet pyjore në lindje të Athinës, duke rritur ndjeshëm bilancin e vdekjeve.

“Për fat të keq kemi gjetur 26 trupa të djegur, midis dy shtëpive”, tha Nikos Ekonomopoulos, kryetar i Kryqit të Kuq Grek, për televizionin shtetëror grek.

Një dëshmitare tha për Reuters më herët se i kishte parë trupat në zonë dhe kishte dëgjuar raporte për disa viktima të tjerë, pak metra larg nga një plazh ku qindra persona ishin larguar për të shpëtuar veten.

Numri zyrtar i viktimave nga flakët në komunitetin e Matis, përpara zbulimit në mëngjes, ishte 24.

Trupat e fundit pa jetë u nxorën nga deti, deri dhe 4 milje nga brigjet e Rafinas, në orët e para të këtij mëngjesi.

Ndërkohë, dyshohet se bilanci përfundimtar do të përfshijë më shumë të vdekur, pasi pranë shërbimeve përkatëse janë bërë dhjetra telefonata nga të afërm për të deklaruar persona të zhdukur.

Gjithë viktimat janë gjetur në zonën ndërmjet Rafinas dhe Nea Makrit, posaçërisht në Mati dhe Kokkino Limanaki.

Ata ishin bllokuar për shkak të flakëve në banesa apo makina, apo u përpoqën të largohen nëpërmjet detit, ku u mbytën.

Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë, mes të cilëve dhe një foshnje 6 muajshe.

Nga të dhënat e deritanishme, numri i të plagosurve ka shkuar në 150, 11 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve janë edhe 16 fëmijë, me djegie apo lëndime të tjera.

Me agimin e ditës forcat ajrore kanë nisur sërish operacionit.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Atikën Perëndimore dhe atë lindore, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmën e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, që u përgjigj menjëherë.

Avionë zjarrfikës nga Spanja dhe efektiva nga Qipro pritet t’u bashkohen operacioneve.

Presidenca e Republikës njoftoi se anullohet pritja e sotme që jepet tradicionalisht çdo 24 korrik, me rastin e vendosjes së Demokracisë në Greqi.

/O

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY