Vodhën 190 milion lekë nga banka në bllok, gjykata jep dënimin për...

Vodhën 190 milion lekë nga banka në bllok, gjykata jep dënimin për autorët

149
0
Shares

Roland Liti është dënuar me 13 vite burg, ndërsa për Alan Babameto është dënuar me  1 vit e 6 muaj, pasi akuzohet për moskallëzim krimi.

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për autorët e grabitjes së bankës në ish bllok gushtin e vitit 2016.

Të dy persona e përmendur më sipër, vodhën një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut. Banka u grabit më datë 8 gusht të 2016-ës, ku autorët mundën të merrnin rreth 190 milion lekë të vjetra.

Autorët  kishin hyrë në ambientet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal, duke thyer një dritare të vogël. Të dy ishin treguar të pakujdesshëm duke lënë  shenjat e gishtërinjve  mbi një shishe uji, të cilën e kishin harruar në vendin e ngjarjes. Kështu arriti policia të bjerë në gjurmët e tyre.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY