Vetting/ Gjyqtari drejt shkarkimit, deklaroi pasurinë me lekë të vjetra

Vetting/ Gjyqtari drejt shkarkimit, deklaroi pasurinë me lekë të vjetra

99
0
Shares

Ishte radha e gjykatësi të Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli të përballej me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. KPK si ka vlerësuar dokumentat e paraqitura ka konstatuar mospërputhshmëri.

Gjykatësi ka qënë i pranishëm në seancën e some, i shoqëruar nga avokati i tij, Julian Mertiri. Sipas raportit të ILDKPI, gjyqtari ka një deklarim të saktë të ardhurash. Problemi qëndron diku tjetër.

Faqolli është drejt shkarkimit pasi në seancën dëgjimore gjyqtari nuk ka deklaruar 2 llogari bankare të bashkëshortes.

Gjithashtu ai ka shkelur ligjin duke e plotësuar deklarimin e tij me lekë të vjetra dhe është shpallur i papërshtatshëm nga DSIK.

Faqolli ka deklaruar se në 2011, ka shpenzuar  3 milion lekë për ndërtimin e një prone por sipas KPK kjo shumë nuk përputhet me atë të faturave. Gjithashtu Faqolli rezulton me hua të marrë nga shtetasi I.Rr është 1 milion lekë. Gjyqtari deklaron një apartament 83.8 m2 në rrugën Ali Demi në Tiranë por edhe për këtë ka mospërputhje me deklarimin e 2006 .

Në 2006 është shprehur se ka marrë hua tek kunati, hua të cilën nuk e ka deklaruar pasi e kishte shlyer tanimë.

Për dy huat e marra, sipas deklarimeve rezulton se gjyqtari nuk ka pasur mundësi t’i këtë shlyer. Në pasurinë e tij, Faqolli numëron edhe një makinë tip Benz, vlera e të cilit i kap 5 mijë eurot, por blerja e mjetit justifikohet nga KPK.

Gjithashtu ndaj Faqollit ka patur 7 ankesa por pas hetimeve s’ka rezultuar asnjë shkelje.

Pikat ku mund të cënohet figura e Faqollit është mosdeklarimi i dy llogarive të bashkëshortes, raporti i DSIK ku thuhet se ai është i papërshtatshëm për të qënë gjyqtar dhe plotësimi i deklaratës duke përdorur lekë të vjetra, çka është e ndaluar në një dokument zyrtar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY