FOTO/Përfshihet nga flakët makina në Qafë-Thanë, ishte duke ecur

FOTO/Përfshihet nga flakët makina në Qafë-Thanë, ishte duke ecur

78
0
Shares

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa po ecte në aksin kombëtar Përrenjas- Qafë Thanë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Kthesa e Thanës, një zonë gjarpëruese në qafën e Malit.

Mjeti që ka marrë flakë ka qenë një Volksëagen i tipit golf. Fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar, pasi menjëherë sapo kanë parë flakët, drejtuesi i makinës dhe pasagjerët kanë dalë nga automjeti.

Për shkak të këtij incidenti qarkullimi i mjeteve është bllokuar përkohësisht, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të normalizuar situatën./G-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY