Pengesa për marrëveshjen e detit, Kotzias sulme ndaj opozitës shqiptare

Pengesa për marrëveshjen e detit, Kotzias sulme ndaj opozitës shqiptare

84
0
Shares

Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias ka folur në lidhje me atë që sipas tij, pengon procesin e marrëveshjes me Shqipërinë.

Pasi konfirmoi se negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë vijojnë, ai nuk kurseu sulmet ndaj opozitës.

“Duhet të ketë më shumë pjekuri në drejtim të zgjidhjeve për çështjet që kemi. Opozita, në të dy anët e kufirit, po përpiqet të punojë negativisht, duke riprodhuar stereotipa dhe paragjykime negative mes popujve.”ka thënë  Kotzias për mediat greke.

Ministri i jashtëm grek gjithashtu ka folur dhe për problemet me Shqipërinë dhe çfarë pritet nga marrëveshja me të.

Sipas tij, problemet datojnë që prej 90 vjetësh, dhe shkaku sipas tij që këto probleme kanë mbetur të pazgjidhura është se u shfaqën pas përfundimit të luftës së ftohët dhe se qeveritë e mëparshme nuk treguan vullnetin e duhur.

I pyetur në një intervistë për të përditshmen greke ‘Efimerida ton Sintakton’ se cilat do të ishin përfitimet strategjike ekonomike dhe politike për Greqinë nga miqësia me fqinjët Kotzias shprehet se kërkon miqësi ndërmjet popujve dhe një politikë bashkëjetese paqësore ndërmjet shoqërive.

“Zhvillimi social dhe ekonomik i vendit lehtësohet dhe rritet nga zhvillimi i rajonit. Përveç kësaj, së bashku me tre fqinjët tanë veriorë, ne kemi filluar të zhvillojmë një politikë bashkëpunimi dhe veprime të përbashkëta që shpresojmë të jenë baza për bashkëpunimin tonë të ardhshëm brenda BE-së. Pra, politika jonë është një strategji politike dhe ekonomike, shoqërore dhe kulturore e zhvillimit tonë dhe  bazuar në parime te bashkëjetesës paqësore larg fanatizmit të të gjitha llojeve për të mirën e shteteve dhe popujve tanë”, tha ai

Megjithatë Kotzias nuk ka dhënë detaje se kur mund te mbyllet përfundimisht marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY