Kompania e njohur padit Kim Kardashian për vjedhje

Kompania e njohur padit Kim Kardashian për vjedhje

61
0
Shares

Vibes Media, një kompani  marketingu e vendosur në Chicago, ka paditur Kim Kardashian  për përdorimin e emrit dhe logos në mënyrë të paautorizuar.

Sipas mediave të huaja, ata po kërkojnë dëmshpërblim dhe dëshirojnë që të gjitha parfumet “Vibes” të shkatërrohen. Kim akuzohet për vjedhjen e idesë për shishen e parfumit “Body” të KKW.

Kim Kardashian kohët e fundit kishte nxjerrë në shitje një parfum të ri të quajtur “Vibes” por me logon e një kompanie tjetër. Aroma e Kimit “KKW” vjen në një shishe të zezë të formuar si një flluskë me fjalën “Vibes” të shkruar brenda.

Dizajni u bë për t’u dukur si një bust i zhveshur por kritikët ishin të shpejtë për të treguar ngjashmërinë me klasikun e Jean Paul Gaultier, i cili kishte dal në shitje në vitin 1993./K.balliu

Burimi:Cosmopolitan

Kim me parfumin që prodhoi
Kompania me emrin Vibes dhe produktet e saj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY