Karim Benzema nuk i ndahet Ronaldos, shumë pranë transferimit në Seria A

Ndaje

Pas Cristiano Ronaldos, një tjetër futbollist i Realit të Madridit pritet të transferohet në Seria A.

“Sky Sport Italia” raporton se Milan ka zhvilluar bisedime për të nënshkruar me sulmuesin francez, Karim Benzema.

Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio, ndërmjetësi Ludovic Fattizzo dhe përfaqësuesit e Benzemës folën me Gennaro Gattuso dhe drejtorin sportiv Massimiliano Mirabelli në Milanello të hënën pasdite.

Gazetari i Sky shton se kuqezinjtë janë të përgatitur që të përputhen me kontratën e tij trevjeçare me vlerë 9 milion euro në sezon dhe t’i ofrojnë atij dhe për një vit tjetër.

Megjithatë, agjenti i Benzema, Karim Djaziri iu përgjigj kërkesës së Di Marzio duke komentuar me disa “emoji”.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje