KPK e konfirmoi në detyrë, ndërkombëtarët kërkojnë “kokën” e gjyqtarit Bashkim Dedja

KPK e konfirmoi në detyrë, ndërkombëtarët kërkojnë “kokën” e gjyqtarit Bashkim Dedja

94
0
Shares

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, organ krejtësisht i huaj që punon fare pranë me organet e Vetting-ut shqiptar, ka kërkuar këtë të premte rihapjen e gjykimit për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Përmes një njoftimi nga institucioni i Komisionerit Publik, ONM i ka kërkuar këtyre të fundit që të ankimojnë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e marrë nga organi i vettingut, komisioni i pavarur i kualifikimit.

Ende nuk dihet arsyeja se përse ONM ka bërë këtë ankimim, i cili është dhe zyrtarisht ankimimi i parë që ndërkombëtarët bëjnë për një gjyqtar që ka kaluar me sukses procesin e vettingut.

NJOFTIMI i Komisionerit Publik:

Në datë 13.07.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr.24, 13.06.2018 në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY