Video/Berisha nxjerr emra në parlament, ja si ligji ul taksat 4 herë për lojërat e fatit

Ndaje

Kanë nisur punimet në seancën plenare në kuvend. Fjalën e ka marrë ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka folur duke i drejtuar pyetje qeverisë në lidhje me grabitjen e shqiptarëve me rreth 1,2 miliardë euro nga konçesionet e dhëna.

”Kryehajduti Rama me hajdutin me çizme Ahmetaj kanë sjellë ligj në parlament për Olsin dhe Geronin, që t’u ulë 4 herë taksat për lojrat e fatit, ka thënë Berisha.

Berisha thotë se ligji i Olsi- Geronit është ligji i 4 fishimit të tatimit të lojërave të fatit. Ku ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin dhe ul 4 herë taksën e lojërave të fatit.

Fjala e Berishës:”A e dini ju që këta kanë sjellë një ligj këtu në parlament, për Olsin dhe Geronin?! E dini ju çfarë do të thotë ligji i Olsi-Geronit?! A e dini apo jo?! Do të thotë që lojërat e fatit – të ulet, të ulet tre herë tatimi i lojërave të fatit sepse Olsi dhe Geroni duhet të 3-4-fishojnë – po, Pandeli, më mirë mos fol se edhe të përzënë, edhe të kthejnë ato, lëre atë punë. Lexoje ligjin, shko e pyet specialistët. Sa janë përcaktuar në lojërat e fatit, sa është përcaktuar për lojëtarët dhe sa është përcaktuar për kompaninë?! Në qoftë se gjeni raportin, çfarë bën ndryshimi i ligjit? Zoti Kryetar, ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin nga 80% të fitimit që kanë ata – tani nuk do të merret më 15% për 80%, por do të merret vetëm 20%! Pra, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit! Ky është ligji! Shkëlqim Cani, për të cilin kam diskonsideratë absolute, por të paktën tregoi karakter dhe nuk pranoi të firmosë një ligj të tillë. Ai hajduti me çizme…”

Sali Berisha drejtpërdrejt nga Kuvendi i Shqipërisë

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 19 juillet 2018

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje