Greqi, arrestohen tre shqiptarë, grabisnin banesa luksoze gjatë verës

Greqi, arrestohen tre shqiptarë, grabisnin banesa luksoze gjatë verës

236
0
Shares

Policia greke ka vënë në pranga tre shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhjen e shtëpive luksoze në Mykonos.

Siç raportojnë mediat helene tre shqiptarët vepronin kryesisht gjatë muajve të verës, ku ishulli është i tejmbushur me turistë dhe të pasur.

Policia ka dyshime se tre të arrestuarit janë pjesë e një grupi të gjerë në fushën e vjedhjeve.

Dyshimet për tre personat filluan të mërkurën e kaluar, kur policia vërejti tre persona të cilët po lëvizinin me një makinë Citroen. Më pas ata janë ndaluar dhe pas kontrollit të policisë i janë gjetur disa kartmonedha, por edhe bizhuteri luksoze, unaza, laptope dhe tableta.

Grabitjet e kryer nga shqiptarët

Nga hetimet rezulton se tre shqiptarët kishin grabitur një biznesmen kanadez, i cili ishte duke shijuar pushimet e tij në Mykonos. Ata kishin vjedhur një unazë floriri, të holla dhë një laptop me vlerë 3 mijë euro.

Po ashtu pre e grabitjes së shqiptarëve kishte rënë edhe një pronar dyqani, ku i vodhën bizhuteri të shtrenjta dhe 7 mijë euro./ora

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY