LAJM I FUNDIT/ Prokurorja Antoneta Sevdari kalon Vettingun

LAJM I FUNDIT/ Prokurorja Antoneta Sevdari kalon Vettingun

592
0
Shares

E kalon me sukses një tjetër prokurore sfidën e  vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë prokuroren në Prokurorinë e Tiranës Antoneta Sevdari.

Mësohet se vendimi është dhënë sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia. Ndërkohë prokurorja Sevdari është kandidate për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

ILDKPI raportoi se deklarimi i pasurive të saj është i saktë, gjë që u vërtetua edhe pas konstatimit nga ana e KPK-së. Komisioni i pavararur i kualifikimit gjykoi dhe doli në përfundimin se pasuria e Sevdarit ishte me burime të ligjshme.

Nga ana tjetër, drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dha një raport pozitiv për prokuroren, që gjykonte pozivisht atë për vazhdimin e detyrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY