Foto/Aksidenti tragjik i familjes në Gjermani, vdes dhe vajza tjetër pas babait...

Foto/Aksidenti tragjik i familjes në Gjermani, vdes dhe vajza tjetër pas babait e motrës

954
0
Shares

Nuk ka mundur të shpëtojë as vajza tjetër e vogël 5 vjeç që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Gjermani. 

Aksidenti i ndodhur në Dunningen të Gjermanisë, i mori jetën babait 26 vjeç dhe dy vajzave të vogla të tij. Njoftimin zyrtar e bën komuna e Deçanit në facebook, ku shkruan se dhe vajza që doli mirë në operacionin e mbrëmshëm, nuk ka mundur t’iu shpëtojë dot lëndimeve.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se trupat do të kthehen në Kosovën nënë. Ngushëllime familjes Mema.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Deçanit!
Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.

Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve te renda. Tre engjëj do kthehen ne arkivole ne Kosovën nënë.
Ngushëllime familjes Memaj .

Lutemi qe Zoti i plotfuqishëm ti dërgoj në Xhenet!
AMIN

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY