Humbi mikun e tij të ngushtë, aktori Muharrem Hoxha nuk i mban...

Humbi mikun e tij të ngushtë, aktori Muharrem Hoxha nuk i mban dot lotët

254
0
Shares

Pas lajmit se aktori i humorit Fadil Hasa ndërroi jetë, nuk kanë munguar as reagimet e miqve të tij të humorit. Ishte Muharrem Hoxha ai që dha lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Fadil Hasës, “gjigandit” të humorit shqiptar.

”Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la” ka thënë ai.

Në një intervistë, mes lotësh, aktori Muharrem Hoxha i është përjetësisht mirënjohës mësuesit të tij, i cili e mori për dore dekada më parë dhe së bashku bënë rrugëtimin e bukur në estradën e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

”Humbje e madhe është, për ne, për dy gocat e tij,” shprehet mes lotësh ai.

Mëngjesin e sotëm dy vajzat të cilat mbetën jetime pas humbjes së nënës së tyre dhe të aktorit të mirënjohur, i bënë një telefonatë Muharrem Hoxhës, shokut të ngushtë, njeriut më të afërt të aktorit, duke i dhënë  lajmin e hidhur.

Mes lotësh, vajza e aktorit i tha se babai i saj nuk mundi t’ia dilte. Ai që dikur i bënte të gjithë të qeshnin, sot i ka lënë mes lotëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY