Raporti i drogës, PD: Narkoqeveria po e mohon, por kjo është e...

Raporti i drogës, PD: Narkoqeveria po e mohon, por kjo është e vërteta e 90 ton droge të kapur

85
0
Shares

Strazimiri nga selia e PD ka mbajtur një deklaratë ku ka folur për rreth 90 ton drogë të konfiskuar. Sipas tij, grupet shqiptare janë grupet me aktivë të drogës.

Në artikullin e VOA të cilin qeveria kerkon ta mohoje, raporti konstaton se Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së marijuanës që kanë destinacion tregjet italiane dhe evropiane.  Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 mbi 90 ton nga 41 ton që ishin në vitin 2016.

Viti 2017 është viti më konfiskimin më të madh të drogës. Nga 94 raste të trafikimit të droges, 25 raste të raportuara në vitin 2017, i zënë vetëm rastet nga Shqipëria.

Shumica e drogës së kapur, në 90% të rasteve janë kapur në vijat bregdetare, duke mbetur e pandryshuar si vend.

Hetimet kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainës në territoret evropiane që lidhen me organizata kriminale shqiptare si me mjetet dhe personat që përdoren për këtë qëllim.

Datat e trafikimit fillojnë në 2 Janar 2017 dhe ndalojnë në 18 Maj 2017 ku nga zyra e ministrit të brendshëm doli Saimir Xhafa dhe hyri Dritan Demiraj. Dhe rikthehet kur vjen sërish Fatmir  Tahiri.

Deklarata për median e deputetit Gent Strazimiri:

Sipas narkoqeverisë, cilido që nuk e lexon Raportin e antidrogës italiane siç do Saimiri i radhës i Ministrisë së Brendëshme, e bën qëllimisht e për përfitime të ulëta politike, përshirë këtu Zërin e Amerikës.

Në artikullin e datës 11 Korrik 2018, sipas “Zërit të Amerikës”, Raporti konstaton qartësisht se:

1- “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane

2- “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”,

3- “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri.

4- Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”.

5- Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithësej.

6- 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

7- “rrugët e trafikut të drogës që çojnë drejt kufijve të shtetit italian mbetën të pandryshuara. Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë”

8- Evidentohet shtrirje e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet hollandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve.

9- Hetimet kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”.

Kjo është e vërteta për cilindo që mjafton të kërkojë në google, vetë, nga telefoni, dhe më tej të bëjë thjesht veprimin e mbledhjes për të nxjerrë sasinë e drogës të nxjerrë nga Shqipëria përmes “bravo çunave”, për në Itali, madje duke kaluar edhe nga Greqia e Mali I Zi.

Datat e trafikimit fillojnë me 2 janar të 2017, deri në 18 maj 2017 kur në zyrën e Ministrit të Brendëshëm doli Saimir Xhafaj dhe hyri Dritan Demiraj. E më tej rifillojnë me 6 shtator 2017 kur në detyrë rikthehet Fatmir Tahiri, për të vazhduar deri me 30 dhjetor 2017.

Përsa i përket “zhdukjes së kultivimit të drogës gjatë 2017”, gjenerali Italian Guardia di Finanza Nikola Altieri i deklaron gazetës “Liberation” para 2 javësh: megjithëse ata (autoritetet shqiptare) pretendojnë se droga që ende vazhdojmë të kapim është prodhim I viteve të mëparëshme, analizat e bëra mallit, tregojnë se nuk është prodhim më i vjetër së i 6 muajve më parë.

Kjo është e vërteta, sa ç’është e vërtetë që Agron Xhafaj është trafikant droge që po kryen dënimin në Itali, e që vëllain ia bënë “saimir” të Ministrisë së Brendëshme, pasi “reformoi” drejtësinë shqiptare.

Nëse cilido që na rrethon, paska filluar të flasë “shqup”, “Fatmirë”e “Saimirë” të narkoqeverisë DORËZOHUNI, koha juaj ka mbaruar! Jeni të rrethuar!

Deputeti Gent Strazimiri, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 14 juillet 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY