Një tjetër artiste shqiptare po njihet botërisht, Arilena Ara nderohet me çmim...

Një tjetër artiste shqiptare po njihet botërisht, Arilena Ara nderohet me çmim nga Presidenti i Bjellorusisë

135
0
Shares

Gjatë ditës së djeshme në një lidhje telefonike nga Bjellorusia, moderatoret e “Chaud Patate” komunikuan me menaxherin e këngëtares, Popi Kola, për më shumë detaje.

“Ne kemi ardhur para dy ditësh në Bjellorusi për një koncert live. Këtu bëhet një festival i përvitshëm që zhvillohet në Europë, “I Love Festival”. Mbrëmë ishim në shesh, kurse pas darkës ishim në një show tjetër që zhvillohet për artistët më të mirë të vlerësuar nga Bjellorusia, ku Arilena mori çmimin nga presidenti Alexander Lukashenko” -tregoi menaxheri i saj duke shtuar se: “Sot do të jemi gjithashtu në Arena po në Bjellorusi, por në VIP-Best.”

Ndërkohë po përflitej se Arilena do të performonte në Fun Zone Club në FIFA dhe në datën 15 në World Cup.

“Kjo është plotësisht e vërtetë” ,thotë Popi, “Sigurisht ne jemi nesër në Fun Zone Sochi dhe më pas do të nisemi për Moskë në Kampionatin e madh.”

Ndërsa për planet e saj pas Botërorit, Popi zbuloi se tashmë janë gati dy klipet e reja. Njëra për “Last Train to Paris” në bashkëpunim me një reper të huaj realizuar nga Universal Music.Projekti tjetër veror do të vijë shumë shpejt dhe kënga do të jetë vetëm anglisht./Nrg Radio/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY