Laç/Berisha bëri publik denoncimin për humbjen e të riut, policia nis hetimet...

Laç/Berisha bëri publik denoncimin për humbjen e të riut, policia nis hetimet menjëherë

116
0
Shares

Ishte ish-kryeministri  Berisha ai që bëri publike rastin e zhdukjes së një 34 vjeçari në Laç. Dje Sali Berisha publikoi mesazhin e xhaxhait të djalit që thoshte se kishin denoncuar zhdukjen e nipit por se ende nuk kishte nisur hetimi.

Ndërkohë policia e Kurbinit ka referuar dje ngjarjen në prokurori por thotë se 34-vjeçari i zhdukur Keisi Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në një vrasje të ndodhur në vitin 2015 në Sarandë.

Njoftimi i policisë

“Sot më datë 09. 07. 2018, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për humbjen e shtetasit K. H., pasi pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018.

Shtetasi i deklaruar i humbur, rezulton person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin të datës 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprat penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’”, deklaron policia e Kurbinit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY