FOTO/Përplasen dy automjete në Berat, “Benzi” përfundon në kanal

FOTO/Përplasen dy automjete në Berat, “Benzi” përfundon në kanal

57
0
Shares
Foto ilustruese

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën Berat-Urë Vajgurore. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:45 pranë vendit të quajtur Kryqëzimi i Lapardhasë.

Policia thotë se “shtetasi A.H, banues në Ura Vajgurore duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrrollin dhe është përplasur me një mjet tip Audi me targa Kosova”.

Për pasojë mjeti tip Benz ka devijuar dhe ka rënë në kanal dhe drejtuesi A.H u plagos dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY