Votimi i “vjedhur” për teatrin, Panariti-Ballës: Nxirr videon e plotë!

Votimi i “vjedhur” për teatrin, Panariti-Ballës: Nxirr videon e plotë!

75
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, publikoi një video ditën e sotme, për të mbuluar skandalin e ditës së enjte, ku u përdor për votim karta e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, paqenë fare ai prezent.

Në video deputeti Balla pretendon se kanë qenë vetë deputetët e LSI-së, të cilët kanë përdorur kartonin e Tavos, duke e vendosur tek tavolina e Robert Bitrit, i cili është larguar nga grupi parlamentar i LSI-së.

Por pas publikimit të kësaj video, ka reaguar edhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, i cili sqaron se si qëndron e vërteta.

Sipas tij karta e zotit Tavo është vendosur në vendin ku qëndron Robert Bitri, pasi ky i fundit nuk është më pjesë e grupit parlamentar. Më tej shton se në videon e plotë, ku fton Ballën ta bëjë publike, shihet qartë se si Bitri largon kartën e Tavos dhe përdor kartën e tij.

POSTIMI I PANARITIT:

Ftoj zotin Balla, te publikoje te plote videosekuencat e seances dhe veçanërisht momentin kur zoti Bitri, vjen ne seance edhe ulet ne postin e tij. Aty do te shihni qarte se si zoti Bitri, pasi ulet ne karrige, e largon karten e deputetit Tavo dhe perdor karten e tij. Vendosja e kartes se zotit Tavo ne postin e z. Bitri, ishte propozim per zevendesimin e tij ne formatin e grupit, pas largimit te tij nga LSI. Kjo është e verteta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY